Më shumë se 2 207 730 raste infektimi dhe 150 142 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 483 000 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 9 022 vdekje të reja dhe 91 270 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 2 985 vdekje, Kina kontinentale me 1 290, Britania e Madhe me 847.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 367 raste, përfshirë 4 632 vdekje dhe 77 892 të shëruar. 26 raste infektimi dhe 1 290 vdekje të reja u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes .
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 683 786 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 34 575 vdekje dhe 56 546 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 22 745 vdekje për 172 434 raste, Spanja me 19 478 vdekje për 188 068 raste, Franca me 18 681 vdekje për 147 969 raste dhe Britania e Madhe me 14 576 të vdekur për 108 692 raste.
Europa – 1 100 677 raste (96 721 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 715 428 raste (35929 viktima).
Azia – 157 131 raste (6 801 viktima).
Lindja e Mesme – 117 953 raste (5 371 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 89 460 raste (4 242 viktima).
Afrika – 19 296 raste (995 viktima).
Oqeania – 7 785 raste (83 viktima)./ /ervo/atsh