Loading...

48 të shtruar në 2 spitalet COVID/ Ndërron jetë 90-vjeçari, viktima e 25-të në vend

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 90-vjeçar nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes e cila ka bërë të ditur po ashtu se “gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive’.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, ka një numër të qendrueshëm të rasteve në spital raporton ministria e Shëndetësisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com