Loading...

“Qëndroni në shtëpi!”- Mesazhi i futbollistëve të kombëtares

Futbollistë të Kombëtares shqiptare kanë shpërndarë mesazhe sensibilizuese, duke theksuar rëndësinë e qendrimit në shtëpi, për të minimizuar mundësin e infektimit me virusin COVID 19.

Mikaela Metalla, Suada Jashari dhe Elseid Hysaj kanë dhënë mesazhet e tyre sensibilizuese.

“Përshëndetje që të gjithëve nga unë, Mikaela Metalla, uroj të jeni mirë që të gjithë dhe uroj të shmangi sa më shumë daljet nga shtëpia si për vete, ashtu dhe për familjarët e juaj”,- tha Metalla.

Mbrojtësi Elseid Hysaj, shprehet se duke qendruar në shtëpi do ja dalim. “Uroj që të jeni mirë që të gjithë, për të mirën e të gjithëve ju lutem qëndroni në shtëpi, kështu sëbashkui do ja dalim. Forca!”, – tha Hysaj.

“Në këtë situatë të vështirë të krijuar nga virusi, i bëj thirrje të gjithëvë teëjemi sa më të kujdesshëm. Ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi sa më shumë me shpresën për ta kaluar sa më shpejtë këtë situatë”,- shprehet Suada Jashari./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com