Loading...

Manastirliu: Karantina e detyrueshme, do mbrojmë shëndetin e të moshuarve që ky virus mos të përhapet

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka apeluar për të të gjithë qytetarët që të mos drejtohen menjëherë në spital, por të telefonojnë 127 që të ruajnë veten dhe të tjerët.

“Çdo person të kontaktojë në numrin 127. Është i vetmi numër për personat që kanë simptoma apo kontakte në vendet e prekura. Është i vetmi numër që duhet të kontaktojnë, është numri unik. Vetëm dje kanë telefonuar 1 mijë qytetarë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe janë informuar. Për ato raste që ka patur indikacione, janë marrë mostrat që janë analizuar sipas protokolleve në laboratorin e virologjisë në ISHP”, tha Manastirliu .

Manastirliu apeloi që qytetarët të zbatojnë rregullat për vetëkarantinim dhe karantinim, pasi bazuar në informacionet e skenarëve do të ketë një numër në rritje të rasteve të konfirmuara.

“Dua të informojë që sipas skenarëve që tashmë janë të ndërtuar prej Komitet te Koronavirusit që janë fleksibël, dinamik të ndërtuar nga komiteti i ekspertëve, sipas tyre parashikohet dhe është e pritshme për një rritje të numrit të rasteve. Ky është momenti që ne të kërkojmë që qytetarët të respektojnë masat”, tha Manastirliu.

“Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme, sido që të jetë ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojtur në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus”, -tha Manastirliu. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com