Loading...

“Jemi pranë çdo qytetari”, bashkia Vlorë dezinfekton zonat publike

Bashkia e Vlorës vijon dezinfektimin e zonave publike, në kuadër të masave të marra nga qeveria në kuadër të minimizimit të përhapjes së COVID-19, të njohur ndryshe si koronavirusi i ri.

Bashkia Vlorë, të enjten, duke publikuar një video, nga puna për dezinfektimin e zonave publike, thekson se është pranë çdo qytetari.

“Në çdo moment, për të garantuar standardet e nevojshme të higjienës. Në çdo hapësirë, për të ofruar siguri. Puna jonë vazhdon. Jemi pranë çdo qytetari. Së bashku bëhemi më të fortë! Besimplotë, se kështu do ja dalim!”,- njofton bashkia e Vlorës.

Qeveria ka urdhëruar prej ditësh tashmë që të gjitha njësitë vendore të marrin masa për dezinfektimin e zonave publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, urbanëve…etj, një masë kjo që do të mundësojë minimizimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është vendosur gjithashtu dhe patrullimi në të gjithë vendin nga patrulla të përbërë nga ushtria dhe Policia, për të evidentuar të gjithë ata shtetas që shkelin urdhrin për vetëkarantimin, të cilët gjobiten, sipas urdhrit të qeverisë me 5000 euro gjobë.

Deri më tani numërohen 15 të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një zonjë 73-vjeçari nga Durrësi, që kishte edhe komplikacione të tjera.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com