Loading...

Facebook portal informacioni enkas për COVID-19

Një portal për të hyrë në të gjitha informacionet në lidhje me koronavirusin.

Mark Zuckerberg prezanton qendrën e informacionit të Facebook.

Ai do të hapet brenda 24 orësh dhe synon të luftojë lajmet e rreme dhe të ofrojë informacion të saktë dhe të certifikuar mbi virusin.

Në portal, i cili do të shfaqet në pjesën e sipërme të rubrikës News Feed të 2,5 miliardë miqve të tij, do të jetë përmbajtja e studimeve për këtë fenomen, në një përpjekje për të promovuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Zuckerberg vëren se koronavirusi dhe masat e vendosura për ta përmbajtur atë do të shkaktojnë një “tronditje të madhe ekonomike”.

Në të thuhet se Facebook nuk ka marrë asnjë kërkesë nga agjencitë qeveritare për të shkëmbyer informacione personale për të kontrolluar përhapjen e virusit.//atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com