Loading...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Shmangni sportelet, aplikoni online për çdo kërkesë

Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e koronavirusit COVID-19, me qëllim zvogëlimin sa më shumë të kontakteve fizike në zyrat tona të Shërbimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të përdorin mënyrat elektronike të komunikimit për marrjen e shërbimeve që iu nevojiten:

Duke aplikuar online në portalin “e-Albania” për 11 shërbimet e mëposhtme:
Nr. Emërtimi i shërbimit
1 Vërtetim për pagim detyrimesh
2 Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
3 Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
4 Vërtetim për posedim mjeti
5 Vërtetim për regjistrim të investitorit
6 Vërtetim për statusin e tatimpaguesit (aktiv-pasiv)
7 Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
8 Vërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për qarkullimin e realizuar për 3 vitet e fundit
9 Vërtetim për individ të paregjistruar
10 Lëshim certifikatë rezidence për subjekte
11 Konfirmim listëpagesash
Duke dërguar kërkesën në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing, në menynë Çështje të Përgjithshme, për: ndryshim apo shtim të përgjegjësive tatimore, për vërtetime të ndryshme të cilat nuk mund të aksesohen nga portali “e-Albania”, apo informacione të ndryshme në lidhje me legjislacionin tatimor, etj.
Për çdo problematike që do të hasni, apo shërbime të asistencës së përgjithshme, ju mund të kontaktoni:
Nëpërmjet e-mailit apo telefonit, Zyrat e Shërbimit për tatimpaguesit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore:
Nr Drejtoria Rajonale Pref. Nr.Tel. E-mail
1 Tatimpaguesit e Mëdhenj 04 2425902 dsht_Njtm@tatime.gov.al
2 Tirana 04 2425903 dsht_Tirana@tatime.gov.al
3 Durrësi 052 222 061 dsht_Durres@tatime.gov.al
4 Vlora 033 237055 ssht_Vlore@tatime.gov.al
5 Berati 032 235994 ssht_Berat@tatime.gov.al
6 Fieri 034 222 405 dsht_Fier@tatime.gov.al
7 Elbasani 054 258 207 dsht_Elbasan@tatime.gov.al
8 Korça 0822 43 304 dsht_Korce@tatime.gov.al
9 Lezha 0215 22467 ssht_Lezhe@tatime.gov.al
10 Shkodra 022 254866 dsht_Shkoder@tatime.gov.al
11 Dibra 0218 222 29 ssht_Diber@tatime.gov.al
12 Gjirokastra 084 262205 ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al
13 Kukësi 0242 22628 ssht_Kukes@tatime.gov.al
14 Saranda 0852 25264 ssht_Sarande@tatime.gov.al
Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002 si dhe Live chat nëpërmjet faqes zyrtare e internetit: https://www.tatime.gov.al/
Ndërkohë që mund të dorëzoni kërkesën tuaj në:
kutinë postare tek çdo DRT, apo
mund ta dërgoni atë nëpërmjet shërbimit postar.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon mirëkuptimin e çdo subjekti apo qytetari dhe ju fton të përdorni mënyrat e mësipërme të komunikimit, për të parandaluar sa më shumë përhapjen e virusit COVID-19./atsh