Loading...

Brazil/ Stadiumi “Maracana” shndërrohet në spital për pacientët me koronavirus

Një nga stadiumet më të famshme në botë ku u shfaqën dhe Lojërat Olimpike në Rio, “Maracana”, është shndërruar në spital për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus, shkruan CNN.

“Maracana”, ku u mbajtën Lojërat Olimpike Verore 2016 dhe Finalja e Kupës Botërore 2014, do të shndërrohet në spital për të akomoduar numrin në rritje të rasteve të konfirmuara në Brazil.

Stadiumi me 78 000 vende, shtëpia e fituese e “Flamengo”-ve të vitit 2019 në “Copa Libertadores”, është vetëm një nga disa stadiume dhe qendra kongresesh që do të shndërrohen në spitale.

Klube të tjera si, “Corinthians”, “Santos”, “Sao Paulo” dhe “Goias” kanë ofruar hapësirat e tyre për të trajtuar përhapjen e shpërthimit të koronavirusit, ku stadiumi “Serrinha” do të shërbejë si qendër vaksinimi. / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com