Loading...

Itali – Sekuestrohen tre tonë drogë në portin e Livornos

Mbi tre tonë kokainë janë sekuestruar nga karabinierët në portin e Livornos, nga një anije me flamurin e ishujve Marshall, që vinte nga Kolumbia, njoftoi policia.

Ajo shtoi se tre persona, të dyshuar si porositësit e ngarkesës, janë arrestuar në Francë.

Ky operacioni ishte rezultat i një hetimi të filluar nga qyteti francez i Marsejës, që përfshiu edhe policinë e qytetit italian të Firences.

‘’Kjo ngarkesë është e dyta më e madhe e sekuestruar ndonjëherë dhe vlera e saj është rreth 400 milion euro’’, theksoi prokurori Italian Giuseppe Creazzo./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com