Numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali është rritur në 132, deklaroi kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.
Kjo shifër përfshin dy viktima dhe tre raste më të hershme të zbuluara në Romë. Pas shërimit të plotë, një pacient në kryeqytetin italian doli dje nga spitali.
Borrelli shtoi se nga të infektuarit, 26 ndodhen nën kujdes intensiv.
Sipas tij, deri tani, autoritetet shëndetësore kanë kryer më shumë se 3000 teste për Covid-19. / atsh