FSHATARI I URTE
Nje dite nje fshatari te mjere,
I ngordhi atij edhe gomari,
U be i shkreti helm dhe vrer,
Se i mbeti ne te shkret samari.
Kur e moren vesh kete,ca horra,
I shkuan fshatrit ata ne shtepi,
Nisen te benin te helmuarin gjoja,
Improvizonin si te ishin ne vaki.
S’ja kursyen ngushellimet fshatarit,
Te rroni vete,e tju ket lene uraten,
Dikush tjeter qe mbahej si me i pari,
Bente te dhembshurin,si nje i aferm.
Dhe keshtu te gjithe ata,sa ishin,
S’ja kursyen,fjalet me ngushellime,
Fshatari i pa surretrit qe ata kishin,
Dhe per nje çast ai ra ne mendime.
Mbasi ata mbaruan se theni plot,
E theu heshtjen fshatari i zgjuar,
Qe gomari im u tha,te kish kaq shok,
Kurre ne mendje s’me kishte shkuar
Horrat nuk e prisnin kete batute,
Prandaj po e tallnin mire dhe bukur,
E nenvleftesuan ata fshatarin e urte,
Qe me urtesi e mençuri ua kish futur.
Servet Xhelili