KORÇË
Teksa orët kalojnë, të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me grabitjen e argjendarisë në qytetin e Korçës. Ky akt alarmoi qytetarët dhe ngriti në këmbë autoritetet policore.
Gazetarja Lorena Kodra, bazuar në burime policore raporton për “BalkanWeb” se grabitësit pasi kanë sharruar qepenin kanë thyer bravën e derës, ndërsa prej andej kanë marrë bizhuteri me vlere 10 milionë lekë si dhe 700 mijë lekë në kasë.
Policia ka shoqëruar disa persona me paprecedentë penalë në fushën e vjedhjeve ,por deri tani nuk ka zbuluar identitetin e autorëve.
(n.m/BalkanWeb)