Loading...

Shqipëria, në krah të vendeve që iu është cenuar siguria nga Irani

Ne na u desh të reagonim me vendosmëri në lidhje me një sërë aktivitetesh të paligjshme të Iranit kundër interesave të sigurisë sonë kombëtare dhe ne qëndrojmë të vendosur në krah të vendeve, që janë dëmtuar nga aktivitete të tilla, si në det, ashtu edhe në territoret e tyre”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme, por edhe aktivitetet shpesh shqetësuese në lidhje me komunitetin opozitar iranian, që me shumë bujari është pritur në vendin tonë, pasi kanë qenë objekt i masakrave të tmerrshme gjetkë”, tha Rama.

“Pavarësisht numrit të popullsisë, madhësisë së territorit, apo pozicionit gjeografik, asnjë vend nuk është shumë i vogël për të përmbushur përgjegjësitë e tij globale”, përfundoi kryeministri Rama.

/j.p/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com