Loading...

Financim 100% nga shteti/ 5400 qytetarë përfituan falas paketat e Kardiologjisë nga fillimi i vitit

5400 qytetarë kanë përfituar falas nga paketat e Kardiologjisë”, tha sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore të Zemrës

Ministrja Manastirliu theksoi se “Më shumë se 5400 qytetarë kanë përfituar falas nga paketat e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë me financim 100% nga shteti në spitalet publike dhe jopublike, nga Janari 2019”.

“Paketa e zemrës falas në spitale publike dhe private për tetëmujorin e vitit 2019, janë 4613 koronarografi, 245 pacientë definitiv, 383 bypass aortokoronar, 172 intervente valvulare”, shprehet ajo. /j.p/