Loading...

Tek një semafor, seç mu fik makina! Kur shikoj te xhami, mu vërsul bjondina…- Nga Andrea Vangjeli

Tek një semafor
Seç mu fik makina
Kur shikoj te xhami
Mu vërsul bjondina.

Unë e ula xhamin
Dhe e pash si ujk
Nga që jam esmer
Më mori për Turk

Marshalla më thoshte
Fërkonte makinën
Veç nga theksi gjuhës
Unë e njoha Rinën

Rinën e kesh patur
Shoqe në gjimnaz
Ndaj më ngeci fjala
Brenda në gurmaz

Nisa të loz lojën
Po flisja Turqisht
Pyeta për pazarin
Me shenja me gisht

Rina lozonjare
Njëqind euro donte
Mendoj më shokoi
Dhe më lavdëronte

I thash e ke lart
Kaq është tha tavani
Po unë ja këtheva
Që s”jam djal sulltani

Mirë më tha dakort
Po pranoj shtatdhjet
Eja tha të shkojm
Te një vil në det

Hipi në makin
Dhe më dha adresën
Unë nuk dhash e prita
Shpejt mora këthesën

Rina gjimnaziste
Ma kish nxir jetën
Tani s”pyeste fare
Veç donte kuletën

Kur u zhvesh te dhoma
E pash s”kishte cip
Dhe unë ktheva pllakën
Nisa fola shqip

Rin moj bukuroshe
Thuam a s”më thua
Po unë jam Besniku
Që të desh për grua

Atëher s”ma varje
Se e rrihje lart
Ti doje qytetin
Nuk doje në fshat

Ku je katandisur
Që trupin e shet
Si nuk të vjen turp
Po ndiesh e qet

I lash njëqind eurot
Përmbi tavolin
I thash s”jam hakmarës
Moj e bukra Rin

Se preka me dor
E lash të shokuar
Unë ika mendushëm
Me shpirt të lënduar

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com