Dikur,si sot 24 vjet më parë,me 23 korrik të vitit 1995 ne te dy nisëm një ëndërr.Morëm edhe shumë urime të afërmish,miqsh e shokësh për realizimin e asaj ëndrre.
Një ëndërr e realizuar pjesërisht dhe e prerë në mes prej kapricove të thepisura të fatit.
Një ëndërr që u kthye në makth…
Sot do të desha shumë të ishim bashkë siç do të ishte e udhës,të gëzonim e të festonim përvjetorin e martesës në shoqërinë e ëngjëjve tanë tashmë të rritur.
Por….. Ka gjithmonë një “por”!!!
Ndaj po mjaftohem me këtë foto të arkivit dhe të të siguroj se aty,në hapësirat e pamata të parajsës së supozuar,do të kesh gjithmonë vemendjen time dhe të fëmijëve tanë.
Përjetësia do të të shoqërojë…!
Loading...