INSTAT parashikon publikimin e 25 botimeve të reja këtë vit, për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetës sociale në vend, ndër to indeksi i çmimeve të banesave dhe anketa e emigracionit.
Sipas INSTAT, për vitin 2019, janë ndërmarrë iniciativa të reja në të gjitha fushat e prodhimit statistikor dhe modernizimin e infrastrukturës së prodhimit, ku në fushën ekonomike ndër të tjera mund të veçohet: Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave, implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë, prodhimi i statistikave mbi bazën e Produkteve të industrisë Përpunuese.
Në kuadër të rritjes së transparencës me publikun INSTAT do të shtojë informacionet edhe në fushën sociale dhe atë të bujqësisë e mjedisit.
Në mënyrë specifike do të japë të dhëna për prodhimin bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi, kryerja e vrojtimit mbi sipërfaqen e mbjellë, për blegtorinë si dhe kryerja e vrojtimit mbi përpunimin e lëndës drusore pranë ndërmarrjeve të përpunimit të drurit. e.xh/