Një kompleks blegtoral model është ngritur në periferi të Tiranës ku Bedri Dema mbarështon prej vitesh gjedhët në Kashar. Aktualisht, ai ka rreth 250 lopë, por synon ta dyfishojë numrin pasi kërkesa për qumësht në tregun vendas është gjithnjë në rritje.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, gjatë një vizite që zhvilloi në këtë fermë u shpreh se, përmes politikave që ka hartuar qeveria, “ne mund ta mbështesim me grante ose përmes fondit të garancisë”.
“Për sektorin e qumështit, nënvizon Çuçi, dua të theksoj edhe një herë vendimin e qeverisë për t’u dhënë fermerëve 10 lekë për çdo litër qumësht të shitur. S’ka kufizim për numrin e krerëve dhe as kosto për fermerët. Paratë derdhen në llogaritë e tyre bankare pasi të kenë dorëzuar faturën tatimore që marrin nga pikat e përpunimit”.