Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e Policisë së Shtetit për superoperacionin në Shkodër.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona dhe u shpallën në kërkim 5-së të tjerë, të cilët kishin ngritur një skemë fajdesh.
“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurt se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase RESPEKT”, thekson Rama. /a.g/