Loading...

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag: BE të hapë negociatat me Shqipërinë në qershor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim miqësor me raportuesin për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane në Bundestag, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazi.

Në takim, Ministri në detyrë Cakaj shprehu vlerësimin e tij për qasjen inkurajuese të Raportuesit për Shqipërinë Sarrazi për avancimin e mëtejshëm të agjendës evropiane të Shqipërisë.

“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe është gati për çeljen e negociatave”, tha kryediplomati shqiptar në fjalën e tij.

Raportuesi për Shqipërinë Sarrazi konfirmoi mbështetjen e tij dhe të Partisë së Gjelbër për çeljen e merituar të bisedimeve për anëtarësim.

Sikundër u shpreh edhe në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Bundestag, ai theksoi nevojën e mbajtjes së fjalës së dhënë nga ana e vendeve anëtare për fillimin e bisedimeve pas përmbushjes së pesë prioriteteve, jo vetëm si vlerësim të merituar për arritjet e deritanishme, por edhe si një mesazh inkurajues për institucionet dhe shoqërinë shqiptare.​ /j.p/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com