Perfundojne zgjedhjet për strukturat e PD-së në Qarqet e Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës. Në Lezhë mësohet se kryetar i ri Partisë Demokratike është zgjedhur Zef Gjoka.
Kandidat për kreun e kësaj dege ishte edhe Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Zef Gjoka i cili fitoi bindshëm me 306 vota. Mësohet se në procesin e votimit kanë marrë pjesë rreth 339 votues.
Zef Gjoka ka qene deputet i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar, dhe per 4 vitet e ardhshme do të drejtojë demokratët e Lezhës.
Nga ana tjetër në Vlorë, Genc Deromemaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike me vetëm 12 vota diferencë. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 352 votues. Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 nga rradhët e PD-së.
Në Shkodër kryetari i ri i PD-së, është Xhevdet Amuli. Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota janë të pavlefshme