Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.
Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.