Një aksident ka ndodhur mengjesin e të dielës në zonën e Kënetës, Durrës. Një makinë me gjashtë persona ka përfunduar në kanal.
Personat të cilët kanë qenë të së njëjtës familje, janë ndihmuar nga banorët e zonës pasi makinës tip “Ford” nuk i hapeshin dyert nga brenda.
Njoftohet se brenda makinës kanë qenë 5 gra dhe 1 burrë, drejtuesi i automjetit. Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi lajmi është bërë i ditur nga mediat.