Fushata kombëtare për informimin e qytetarëve për programin e Ndihmës Ekonomike vijoi në Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.
Në këto qytete u zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët për mënyrën e aplikimit dhe riaplikimit në skemë, e cila ndryshe nga skema e vjetër, lejon aplikimin edhe në muajin pasardhës.
“Programi i ndihmës ekonomike po alternohet me programet e aftësimit profesional dhe punësimit, për riintegrimin social-ekonomik të familjeve me ndihmë ekonomike”, theksoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /atsh