Presidenti Ilir Meta i ka bërë një apel të fortë institucioneve për të rritur mbështetjen ndaj viktimave të skllavërisë modern, duke shtuar forcën rehabilituese.
“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta./atsh