Loading...

Çfarë i ndodhi 4 fëmijëve që u shitën nga mamaja e tyre

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1948 dhe asokohe pushtoi faqet e para të gazetave foto ku shfaqeshin 4 fëmijët, nëna e tyre e cila kishte mbuluar fytyrën dhe një pankartë që shkruante: “4 fëmijë në shitje”.

Zoti dhe zonja Chalifoux nga shteti amerikan Indiana u dëbuan nga apartamenti i tyre dhe mbetën në mes të rrugës.
Të dy ishin të papunë dhe vendosën t’i shisnin 4 fëmijët e tyre të vegjël, Lana, 6 vjeçe, Rae, 5 vjeçe, Milton, 4 vjeç dhe Sue, 2 vjeçe. Zonja Chalifoux kishte edhe një fëmijë tjetër në bark, edhe ai i destinuar për t’u shitur.

Rae dhe vëllai i saj Milton u blenë për 2 dollarë nga familja Zoetman, por nuk u adoptuan kurrë zyrtarisht. Në shtëpinë e tyre të re ata shpesh lidheshin me zinxhir në një hangar dhe detyroheshin të punonin me orë të gjata në fushë.

Rae dhe Milton me familjen Zoetman
Në moshën 17-vjeçare Rae u rrëmbye, u përdhunua dhe u la shtatzënë. Ajo u dërgua në një shtëpi për vajzat shtatzëna. Ajo nuk u kthye më kurrë në shtëpinë e familjes Zoetman.

Rae Chalifoux
Vëllai i saj Milton duroi abuzimin prej vitesh. Ai u bë i dhunshëm kur u rrit dhe më pas u dërgua në spital psikiatrik.

Milton Chalifoux
Ndërsa Sue u adoptua nga familja Johnson.

Sue Chalifoux
Djali më i vogël i familjes Chalifoux, ai që nuk kishte lindur ende kur 4 fëmijët u vunë në shitje, siç e përmendëm ishte destinuar për t’u shitur gjithashtu. Por David pati një fat të mirë dhe u adoptua nga Harry dhe Luella McDaniel, prindër strikt, por shumë të dashur.

David Chalifoux
Motrat Rae dhe Sue rritën të takoheshin në vitin 2013.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com