Loading...

Basha fton qytetarët në protestën e studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish pasditen e së dielës në mbështetje të banorëve të zonës ku bie gjurma e projektit të “Unazë së Re”, në afërsi të rrethrrotullimit “Shqiponja”.

Basha u tha banorëve se po mos të kishin qenë ata në protesta, gjurmët e vjedhjes, sipas tij, të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra rrugë do të ishin fshehur.

“Kosto e jetesës së shqiptarëve e papërballueshme. Te “Unaza e Re” janë realizuar dy krime, korrupsioni i zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë deri te i fundit i ARRSH-së. Të gjithë kanë kontribuar t’u vjedhin shqiptarëve 40 milionë euro”, tha Basha

Kreu i Partisë Demokratike tha se shqiptarët duhet të mbështesin edhe studentët. “Sot e gjithë Shqipëria po proteston. Ne mbështesim protestat e studentëve. Ne mbështesim kërkesat e tyre dhe Rama duhet t’i realizojë kërkesat e  studentëve. PD i bën thirrje të gjithë qytetarëve, prindërve të studentëve të dalin në protestë dhe të mbështesin studentët në nismën e tyre pasi kanë të drejtë në kërkesat e tyre”, shtoi Basha. /j.p/TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com