Agrobiznesi Shqiptar përshëndet iniciativën që po ndërmerr qeveria për të përjashtuar, me zero TVSH për inputet bujqësore.
Kjo iniciativë ulë kostot për fermerët dhe shmang kontrabandën, shprehet Këshilli Agrobiznesit Shqiptar, (KASH).
“Fermerët nuk do të blejnë më inpute bujqësore me TVSH, çka do të thotë se do të paguajnë më pak për produktet bazë që përdorin në mbjelljen e tokës së tyre”, citohet KASH-i.
Kjo lehtësi është bërë pjesë e paketës fiskale dhe do të kalojë për votim në Komisionet Parlamentare e më tej në seancë plenare.
Kjo nisëm pason lehtësimin e politikës fiskale në sektorin rural dhe vjen në sinkron me përjashtim nga tatimi të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor dhe lehtësimit të aplikimit me 0 dokumente për skemat kombëtare të mbështetjes financiare dhe lançimin e fondeve të programit IPARD II me vlerë 94 milionë euro për sektorin rural shqiptar, të cilat konsiderohen për herë të parë si mbështetja më e madhe që i adresohet bujqësisë”, citon deklarata e KASH-it. /atsh