Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur mbrëmjen e sotme dyqanin e një operatori telefonik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 përgjate bulevardit Vlorë- Skelë. Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit. Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.
Zona ku ka ndodhur grabitja është në rikonstruksion, e pafrekuentuar gjatë kësaj periudhe, pasi rruga është bllokuar për punime.