Loading...

Vlora flet Shqip në Craiova të Rumanisë ! /Foto,Video

Ditët e fundit të Tetorit në Craiova  të Rumanisë  pas një pune gati 4 mujore u finalizuan “Ditët e Vlorës” ideuar dhe organizuar nga deputeti Fate Velaj dhe me mbështetjen e Bashkisë së Craiovës dhe Qeverisë Rumune.

Një tur shkëmbimesh kulturore që nisi me inagurimin e bustit te heroit tonë Kombëtar Skënderbeut të skulptorit Sali Koko i vendosur pranë Bulevardit “Nicolae Iorga”!Një cermoni emocionuese dhe mbreslënëse me pjesëmarrjen e deputetëve të Parlamentit Shqiptarë dhe Rumunë si dhe Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli,Prefektit dhe kryetarit të qarkut Vlorë Flamur Mamaj dhe Ervis Mocka.

Një nga sheshet e qytetit te Craiovës do te mbaj emrin e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, busti i të cilit është realizuar nga skulptori Sali Koko.Nën një atmosferë feste inagurimi u bë nga deputeti Fate Velaj, deputeti Rumun Bogdan Stoica,Kryetari i Bashkisë së Craiovës si dhe Kryetari i Bashkisv Vlorë z.Leli.

Pas fjalimeve të rastit ishte Ansambli Polifonik “Cipini” që përshëndeti aktitetit me një minikoncert me këngë të repertorit të tyre !

Dita do te vazhdonte më tej me të tjera aktivitete në Universitetin e Craiovës në një konferencë dhe nënshkrimin e një Memorandumi bashkëpunimi midis dy Universiteteve si dhe  celja e ekspozitës fotografike me pejsazhe nga Vlora e mjeshtrit të fotografisë Ahmet Axhushi.

Mbyllet kështu turi i vizitave në Universitet për të kaluar në Bashkinë e qytetit me nënshkrimin e binjakëzimit të Bashkisë së Craiovës dhe Bashkisë së Vlorës nga kryetarët respektivë.

Aktivitetet vijuan dhe në ditë në vazhdim me koncertin e Aulon Nacit në Art Museum Craiova mbrëmje muzikore me vepra nga poetë Shqiptarë si Dritero Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Visar Zhiti, Fate Velaj,etj interpretuar në rumanisht nga aktori rumun Angel Rababoc  me muzikë shqiptare, Piano-Aulon Naci, Violinë-Vilson Guri dhe Dejon Bendaj .

Gjithashtu u zhvilluan bisedime me administratorin e turizmit të qytetit 350.000 banorësh si dhe me atë të krahinës 1milion banorësh për hartimin e programeve turistike. Ata u shprehën të entuziazmuar për aeroportin e Vlorës dhe deshirojnë që me ndërtimin e tij, të ketë lidhje direkte, Vlore-Craiova.

“Ditët e Vlorës” vijojnë  me komedinë  “Njeriu që pa vdekjen me sy ” të Viktor Eftimiut luajtur mjeshtërishtë nga aktorët e trupës së Teatrit “Petro Marko” me regji të Elma doresit,skenografi të Drini Shehut dhe muzik të Artur Dhamos.Shfaqja u prit me duartrokitje dhe emocione nga publiku në Univeritetin e Arteve të Craiovës

Kështu u përmbyllën me sukses “Ditët e kultures Vlonjate ” në Craiova të Rumanisë ideuar dhe organizuar nga deputeti Fate velaj .

Ky ishte manifestimi disa ditor i vlerave kulturore , artistike dhe historike shqiptare dhe në vecanti vlonjate në  Rumani !

TV Kombëtar i Rumanisë, i kushtoi kronika të përditshme aktiviteteve që u realizuan  në kuadër të “Ditët e Vlorës” në Craiova./labërianews/

Fotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate VelajFotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate VelajFotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate Velaj

Fotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate VelajFotografia e Fate Velaj

https://www.facebook.com/fate.velaj.9/videos/2267962373439529/?t=0

https://www.facebook.com/fate.velaj.9/videos/2266847503551016/?t=0

https://www.facebook.com/fate.velaj.9/videos/2266167396952360/?t=0

https://www.facebook.com/fate.velaj.9/videos/2266080053627761/?t=0

Fotografia e Matilda Avduli

Fotografia e Matilda Avduli

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com