Loading...

Vinte nga Greqia për Kacifas, ekstremisti grek i shumë trazirave ndalohet në kufi

Një emër i njohur për shqiptarët e sidomos në trazirat e në Himarë ka shkojë sot në Bularat.

Qindra qytetarë grekë kanë hyrë në Shqipëri në orët e fundit përmes Kakavijës.
Ata janë duke ardhur për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas që u vra në përpjekje me RENEA-n.

Po ashtu Shqipëria ka forcuar kontrollet në kufi duke ndaluar çdo gjë provokuese.Gjithashtu janë ndaluar edhe persona që mund të shkaktojnë probleme.

E njëri prej tyre është edhe ekstremisti grek Babis-Harallambos Karathanos. Por kush është Harallambos?
Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.
Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com