Shqiptarët duhet të gëzohen pasi me gjithëse kombëtarja e Shqipërisë i ka keq punët në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Kosovës e ka kalaur fazën “Play off”. E për këtë futbollistët kanë marrë dhe një shpërblim të majmë.
Qeveria e Kosovës i ndau Kombëtares së Kosovës në futboll 500 mijë euro. Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0.
Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.
“Pasi Kryetari Kadri Veseli premtoi mbështetje financiare për Kombëtarën e Kosovës në futboll, sot para kabinetit qeveritar propozova ndarjen e mjeteve në shumë prej 500.000 euro, si përkrahje në këtë fazë, për djelmoshat që kanë shkëlqyer në të gjitha lojrat të cilat janë zhvilluar në grupin D.
Kombëtarës i urojmë suksese drejt kualifikimit historik për Kosovën! Urime”, shkruan Gashi.