Loading...

U ekzekutua në Durrës, përcillet në banesën e fundit

Familjarët e të afërmit përcjollëm për në banesën e fundit Edison Harizajt.

39-vjeçari mbeti i v**rë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 6 nëntorit në Durrës. Ndërsa miku i tij Genci Çaçi, i cili udhëtonte me të në makinë, humbi jetën një ditë më pas në spital.

Miqtë e Harizajt janë kujdesur për të pasur një ceremoni private dhe larg ‘të paftuarve’.

Madje janë siguruar për të mos lejuar asnjë lëvizje tjetër në rrugët ku do të kalonte kortezhi.

Kjo, dhe për arsye sigurie edhe të personave që merrnin pjesë në var***m.

Të paktën 500 persona morën pjesë në ceremoni, ndërsa vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km.

Si ndodhi vrasja

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz.

Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës, (6 nëntor) dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip Audi A8 së bashku me Genci Çaçin, autorët janë vënë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt me një automjet ende të pa identifikuar.

Ndërkohë persona të tjerë dyshohet se e prisnin makinën ku ndodhej Edison Harizaj pikërisht në vendin e atentatit ku ishte zgjedhur një zonë pa ndriçim dhe pa asnjë kamera sigurie.

Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinën përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda.

Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip Audi A8 është bërë shoshë nga plumbat.

Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë, të cilat kanë kryer goditje mbi automjetin e viktimave me mbi 50-55 predha.

Pistat e hetimit

Tre janë pistat e hetimit.

Hakmarrja për shkak të veprimtarisë së kriminale dhe konflikteve në të kaluarën është pista kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet për vrasjen e Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, 6 nentor, në Durrës.

Policia ka rihapur dosjet e vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë prej vitit 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Hasmëria e parë që familja e Edison Harizit ka pasur në Vlorë daton në vitin 1999 ku një prej tre vëllezërve familjes Veseli, i v*”u njërin dajë dhe i plagosi dajën tjetër, pas një konflikti të nisur për një gërvishtje makine.

Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh nga të dyja familjet, ndërsa nga tre vëllezërit Veseli, aktualisht jeton vetëm njëri, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.

Pista e tretë mbetet ajo e ekzekutimit “për influencë” në botën e interesave të grupeve kriminale në lidhje me ndarjen e zonave dhe përfitimeve të aktivitetit të paligjshëm./Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com