Një grua ka mbetur e dëmtuar në një aksident rrugor të ndodhur në qytetin e Fierit. Mësohet se 50-vjeccarja N.T u përplas nga një automjet ndërsa mblidhte kanace në një kosh anë rrugës.
E plagosura ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndëra shoferi i mjetit tip “Fiat” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në datë 07.11.2018, rreth orës 05:45, në aksin rrugor Fier-Patos , në afërsi të karburant “Braka Oil”, shtetasi N.T, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur një këmbësore. Shtetasja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetasi N.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetases së aksidentuar”, bëhet e ditur nga policia.