Një i ri u qëllua me thikë në bark mbrëmë në qendër të qytetit të Genova-s në Itali.
Karabinierët kanë nisur hetimet për rastin, ndërkohë mediat lokale bëjnë e dje se, i lënduari është një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u transportua në spital nga ekipet e emergjencës.
Raportohet se ai ka humbur shumë gjak dhe aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin San Martino.
Identiteti i personit të plagosur nuk bëhet me dije nga raportimet e mediave lokale. Mbeten për tu zbardhur edhe dinamika dhe shkaqet e ngjarjes. /Shkodranews/