Loading...

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto)

Shqipëria turistike dhe si destinacion europian po tërheq përherë e më shumë vëmendjen e operatorëve të huaj turistik të cilët po shfaqin interes mbi potencialet që ofron vend ynë.

Sot në Agjencinë Kombëtare të Turizmit u mbajt një takim me përfaqësues të Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të qytetit të Ningbo-s (Kinë) si dhe përfaqësues të ndryshëm të Shoqatave dhe Tur Operatorëve Kinezë.

Në këtë takim u prezantua Shqipëria dhe potenciali i saj turistik si dhe u diskutua për krijim e një ure bashkëpunimi për zhvillim e mëtejshëm të marrëdhënieve tona duke u nisur nga fakti shumë domethënës se këtë vit ka patur një rritje prej 33 % të turistëve kinez në Shqipëri.

Turistët kinez janë gjithmonë besnik në vendin tonë pasi e shohin Shqipërinë si një vend atraktiv dhe me potencial turistik mjaft të larmishëm pasi vendi ynë ofron një turizëm gjithëvjetor ku në çdo stinë ka gjithmonë vende për tu eksploruar. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com