Loading...

Shokuese! Përfundoi në koma pas luftimit, kampioni i boksit humb jetën/Video

Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare Christian Daigo, kampioni italian i Thaiboxe, i cili përfundoi në koma gjatë një luftimi të vlefshëm për titullin botëror në boks.

Atleti kaloi ditë në agoni dhe një ditë më parë ndërroi jetë.

Deri në ndeshjen e fundit, Daghio arriti 31 fitore nga 31 në boks, 27 prej të cilave me KO. Ai u shua në një spital në Tajlandë, vendi ku ai kishte vendosur të shpërngulej tridhjetë vjet më parë për të kultivuar pasionin e tij për thaibox. Ai kishte qenë i pari italian që pranoi të luftonte në Tajlandë, shkruan Shkodranews.

Në thaibox, ai fitoi shumë: Shtatë tituj botërorë,i fundit në 2016-ën, një kampionat evropian dhe tre medalje bronbxi mes kampionateve evropiane dhe botërore me kombëtaren.

U kthye në ring qershorin e kaluar pavarësisht moshës, pas një viti pushim, shkruan Shkodranews.

Luftimi i fundit për rikonfirmimin e titullit rezultoi fatal, shkruan Shkodranews.

Ai përfundoi në koma 30 sekonda pas gongut final e më pas ndërroi jetë në spital disa ditë më tutje. /Shkodranews

VIDEO-KLIKO KETU

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com