Loading...

Shënoi dopietë në Skoci, Grezda shkon në ‘qiellin e shtatë’

Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, shkëlqeu këtë fundjavë në Skoci.

Në mundësinë e dytë që iu dha të luante si titullar, gjakovari arriti të justifikonte mjaft mirë besimin e trajnerit të Rangers, Stiven Gerrard, duke realizuar një dy golësh. Ndeshja u mbyll me rezultatin 7-1 përballë Motherwell, ku dopieta e Grezdës erdhi në fund.

Lëvdata për të erdhën nga të gjithë, të cilët e uruan dhe e përgëzuan, ku dhe gjithçka u mbyll në fund me ‘qershinë mbi tortë’.

Kjo paraqitje shumë e mirë e tij ka bërë që Grezda të përfshihet dhe në formacionin e javës së kampionatit skocez, duke bërë që ekipi i Rangers të ketë një përfaqësues në këtë njëmbëdhjetëshe./Shqipëriaime (G.B)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com