Loading...

Sekuestrohen prona me vlerë 400 mijë euro në Vlorë, dyshohet se burojnë nga trafiqet

Policia e Vlores njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme. Reth 400 mije euro eshte vlera e pasurive te sekuestruara.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme
2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com