Për çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare”, në studio ishte e ftuar gazetarja Rudina Xhunga. Erioni, Besi dhe Olsi nuk nguruan t’i bënin pyetje pikante gazetares. Rudina tha se u çudit nga ftesa, pasi nuk ka lidhje të forta me humorin.
Një nga pyetjet ishte edhe se cili është ai ftuar që nëse është ai në studio, nuk vjen njeri tjetër…
“Ohhh Spartak Ngjela, çfarë heq për ta ftuar dhe më ndodhi një ditë, u përpoqa të merrja njerëz në emision dhe sa u thash që është Ngjela, thanë lere, lere, se nuk vijmë. Nuk duan të jenë në panel me Ngjelën sepse ai nuk u lë radhë të flasin. Thonë “lere fare, se do iki, kam një udhëtim””, tha thënë Rudina me humor.
“Mirë që nuk rrinë të tjetër, por unë nuk e di si rri vetë me Ngjelën ti”, i ka thënë Besi me humor.
(Videon e gjeni në minutën 23:34)