Në qarkun e Korçës vijojnë reshjet e dëborës.
Kreu i Prefekturës së Qarkut Korçë, Dhori Spirollari, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të ditur se “në Qarkun e Korçës, ka patur reshje të dobëta shiu por po punohet për mirëmbajtje me pastrimet e të gjitha akset rrugore nacionale. Në të gjitha akset rrugore qarkullimi kryhet normal”.
Sipas tij, “si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona si, Pustec, Miras, Lekas, Dardhas. Për eliminimin e defekteve janë ngritur grupet e punës nga Drejtoria e OSHEE dhe po punohet me intensitet të lartë për riparimin e tyre”.
“Në ndihmë të brigadave të rajonit të Korçës po punojnë dhe grupe të tjera si Drejtoria Elbasan, Pogradec dhe priten te vijnë dy grupe nga Drejtoria e Durrësit. Në të gjitha shkollat e Qarkut Korçë mësimi ka vijuar normalisht”, tha Spirollari për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. /atsh