Loading...

Reforma në Drejtësi, më 12 dhjetor ngrihet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

Gjykata e Lartë ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, institucion i ri që vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi.

“Në mbështetje të nenit 13 té ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pasi u njoha me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 27.11.2018, sot më datë 30.11.2018 vendosa të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve duhet të zgjedhë 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do t’i zhvillojë punimet në ambientet e Hotel Tirana International (Tiranë), ditën e mërkurë, më datë 12 Dhjetor 2018, ora 10:00”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas nenit 14/1 té ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes sëé sistemit të drejtésisë”, pjesëmarrja e gjyqtarëve në Mbledhjen e Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përbënë detyrim ligjor”, vijon njoftimi.

Ngritja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, KLGJ buron nga ndryshimet ligjore të realizuara nga kuvendi në kuadër të paketës së Reformës në Drejtësi. .j.p/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com