Loading...

Rama: Mos thuaj fjalën e fundit të parën, Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është sonte i ftuar në emisionin e drejtuar nga Denis Minga, “Repolitix”, në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikoll Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneralin Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm. Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshaj në vend të Fatmir Xhafajt.

U ezaurua loja e shahut, ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën?
Së pari të sqarojmë ccfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një process që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm.

Është një pyetje e ndarë në 14 nënpyetje.

Nikoll Lesi: Janë 14 pyetje, mos i fut 14 pyetje në një…
Ky është këndvështrimi im, është një pyetje e fragmentuar në 14 pyetje. Për mua çështja është e zgjidhur. Për sa na takon ne, statusi i Sandër Lleshit është i zgjihdur, përderisa presidenti i ngre këto pyetje, ka shqetësim, ka shteg për interpretime të ndryshme. Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshit nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com