Loading...

Policia shoqëron 6 protestues, ja çfarë bëjnë banorët me flamuj amerikanë

Policia ka shoqëruar 6 protestues në Unazën e Re, mes tyre edhe nën moshën 18-vjeçare pasi kanë protestuar sërish sonte për të mbrojtur banesat e tyre.

Ata janë përleshur me policinë në momentin që kanë sulmuar kantierin e firmës private që do të shkatërrojë shtëpitë e tyre.

Por në përgjigje të protestave të banorëve, Rama dhe Veliaj kanë dërguar forcat speciale të FNSH-së, për t’u përballur tek Unaza e Re.

FNSH-ja ka marrë në mbrojtje edhe kantierin e firmës private.
Ndërsa banorët kanë protestuar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë në duar duke hedhur parrulla të ndryshme. Ata kanë ndezur zjarre për të tërhequr vëmendjen. Banorët kanë dyshime se policia do vijë gjatë natës për t’u prishur banesat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com