Në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i ‘të fortëve”, Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve vëllezër. Policia bën me dije se janë sekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
“Arrestimi i dy vëllezërve u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”- thotë policia.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë; S. Gazidede, 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).
Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer vëllain e tij 16 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu është arrestuar Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol– 2 armë zjarri automatikë– 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.