Konstandin Kaçifa ka takuar për disa minuta një person para se të përballej me forcat e RENEA-s. Bëhet fjalë për një bari të zonës së Bularatit në Gjirokastër që ka rrëfyer takimin me 35-vjeccarin.
Bariu përshkruan shkëmbimin e zjarrit mes Kacifas e policisë si luftë dhe shton se fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar. ‘Konstandinin e pashë, biseduam, u ulëm dhe i dhashë ujë. Pastaj i dhashë xhupin sepse ishte ftohtë. Ai ishte i qetë.
Më pas shkova te delet dhe e humba nga sytë, ai u zhduk. Pashë helikopterin dhe fatmirësisht nuk mora ndonjë plumb, ishte një luftë e madhe’, tha bariu.