O DUKAT NA BENI DREKEN
Malet e fushat u nxine,
Hajmedet Hamit aga,
Fillozof i vendit tyne,
Na nderove Shqiperine,
Per aheraj me Greqine,
Ne Qafe e bete pusine,
Dhane e dhane e dot s’u ngjine,
Vate haberi Athine,
Dergon Jorgua fuqine,
Niko Milon me te bire,
Niko Milua vet’ i trete,
U mbush Himara me greke,
Bytym top, bytym dyfeke,
Vene nga dy thika ne bres,
Niko Milua mendje lehte,
Mori faqene perpjete,
Komandant mbi ta ish vete,
Dergon ne Dukat nje leter :
___O Dukat na beni dreken :
Dolli Hamiti me çeten,
Treqind burra me dyfeke,
Niko Milos i bertete,
___Ku i shpie ata greke ?
More kulish i Morese,
Dhe vu syrin ne dyfeke,
Me nje plumb vrau dy vete,
Filloi nje lufte e rrepte,
Po sulmon Hamiti vete,
Qellon Shemja me manxerrke,
Sa qellon, aq here vret,
Hamit Selman mendethelle,
Seç shkrove me Smail bejne,
__Dergom bomba e fisheke,
Se greket Llogora herdhe,
Ç’i hipe peles se verdhe,
Nje nate, nje timosere,
Me pamporr ç’e çave detne,
Ne Pashaliman te gjene,
Tragjasi imdat te erdhe,
Ç’e ngarkove xhepanene,
Siper, Llogora, ne shpelle,
Hamit Selman mendje holli,
Kazane seç e mbelodhi,
E mbelodhi dhe u foli,
__Qafene mos e leshoni,
Lirine qe te fitoni,
Me per kope mos veshtroni,
Ato grave u’a leshoni,
Dhe grate me kope vane,
Gjysmate muarre arme,
Sado Hamzua si ngjale,
Mori dyfek e gjerdane,
Mu tek perroi ne shkalle,
Martines seç i dha zjarre,
Sadua seç tha nje fjale,
__Biniu, e paçi hallalle,
Se dhe grate pas juve jane,
Vjen Radhima me Tragjaze,
Me Muço Troqe asllane,
Ali Tahir ezhderhane,
Radhime Xhafer Asllane,
Hysen Sali luledjale,
U japen shokve kuraje,
__Burra djem mbi istikame,
Se lufterat keshtu e kane,
Mustafa Troqen e vrane,
E mori nje plumb ne balle,
Ra mbi istikam i vrare,
Flamurin me gjak e lane,
Ali, ta prishen surrane,
Ti gjithenje beje kuraje,
Manxerrka jote ip zjarre,
Tetembedhjete te vrare,
Plagosen Xhafer Asllane,
I thyen kemben dhe krane,
Po su mbet haka pa marre,
Djemt e Dukatit sorkadhe,
Seit Daut ezhderhane,
Te dy me Belul Sinane,
Armikut siper i rane,
Ne faqe u moren krahne,
Fisheket bosh s’u vane,
Iken greket radhe_radhe,
Si kopeç’ brinjave rane,
Topate ne vend i lane,
Ja mbathen per ne Himare,
Dhosto, Gligora, Vaporraqne,
T’arrime ne Korfuz te gjalle,
Here tjeter s’na ka ngjare,
Keshish vendi s’kemi pare !
Fuqit Palases u vare,
Hamit Selmani i pare,
Me sokellim e me arme,
U betuan edhe thane :
Yrysht burra mbi Himare,
Po aty forcat u ndale,
Degjuan Smail Qemale,
Eni mbroni Llogorane !!
Dukat_____________Vlore
1) Hamit Selmani, nga fshati Dukat i Vlores, nje nga udheheqesit e shquar te forcave popullore, i cili theu sulmin e forcave greke ne Llogora me 1914, qe udhehiqeshin keto nga tradhetari Niko Milo.
2( Niko Milo : Vellai i renegatit Spiro Milo.
3) Sheme Sadiku nga Dukati, trim dhe atdhetare i shquare.
4) Sado Hamzo Koshena, Heroin e Popullit :
5 Muço Troqe : Ali Tahiri : Nga Tragjasi i Vlores.
6) Belul Sinani , nga fshati Brataj i Vlores.
U dergua nga Kolekajt e Vonoit te Fistajt e Dukatit, per t’i lajmeruar per marshimin e forcave greke, nga Himara drejt Dukatit !!
Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
03,11,2018,,