Loading...

Në prag lufte me Rusinë, presidenti ukrainas merr vendimin e papritur

Petro Poroshenko, presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se në vend iu është ndaluar hyrja meshkujve rusë nga mosha 16-60 vjeç.

Ai shkroi në Twitter se kjo është një masë për parandalimin e krijimit të ushtrive private ruse brenda territorit ukrainas.

Kreu i shërbimit të rojes kufitare të Ukrainës, Petro Tsigikal, u shpreh se pikat kufitare do të vepronin sipas kërkesës së presidentit.

Ky vendim vjen si pasojë e rritjes së tensioneve midis dy shteteve, kur roja bregdetare ruse hapi zjarr të dielën e kaluar ndaj anijeve ukrainase, duke aneksuar 3 prej tyre dhe duke vënë ën pranga 24 marinarë.

Ngjarja ndodhi në ujërat e Krimesë, provinca e Ukrainës e aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Në lidhje me këtë Ukraina shpalli gjendje të jashtëzkonshme në disa pjesë të territorit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com