Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
K. Z, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “Lef Sallata” Vlorë pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 291 i Kodit Penal.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
Sh. M, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” dhe pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/1 i Kodit Penal.