Loading...

Malli me aromë jasemini në tubat e gomones, si e bënin trafikun shqiptarët

Ata ishin të parët në fushën kombëtare për të hartuar sistemin origjinal dhe efektiv të transportimit të sasive të mëdha të narkotikëve nga bregdeti shqiptar në Salento, duke e futur atë në tubat e një gomoneje, së bashku me disa shpërndarës të esencave aromatike me jasemin për të shmangur nuhatjen nga qentë e drogës.

Mëngjesin e sotëm karabinierët kanë arrestuar 6 persona ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Brindisit me kërkesë të Prokurorisë lokale të Republikës.

Ata akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge në rrethana të rënduara pasi kanë tregtuar sasi të mëdha.

Më shumë se 250 kg marijuanë dhe gjysmë kile kokainë të sekuestruara gjatë hetimit në verën e këtij viti.

janë duke u zhvilluar kërkime të shumta nga më shumë se 80 karabinierë, duke përfshirë ato të skuadrës së sapoformuar “Gjuetarët” të Garganos, një njësi qeni dhe një helikopter.

Gomonia me drogë u kap me 4 korrik 2018 ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet. Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi Fulvio Lonero e Massimo Ferrero. Detajet e operacionit do të publikohen në orët në vijim nga policia italiane.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com